Deputetet kunder ndarjes se re te zonave nga Asambleja e PS-se
Prezantimi i programit politik te Partise Socialiste ka sjelle per here te pare pas shume vitesh dhe nje shperndarje te re te mbulimit te zonave te vendit nga deputetet socialiste. Kalimi i disa deputeteve tradicionalisht te zgjedhur ne disa qarqe ne zona te cilat nuk i kane mbuluar me pare ka sjelle edhe revoltimin e ketyre te fundit. Deputetet socialiste Erjon Brace dhe Eltar Deda kane shprehur pakenaqesine e hapur per rotacionin qe po behet mes anetareve te Asamblese dhe deputeteve duke e quajtur kete procedure jo efikase qe mban larg deputetet nga njerezit qe i kane besuar duke i votuar. Pavaresisht debateve rreth 230 anetaret e Asamblese miratuan kete rishperndarje te re. Nga ana tjeter interesant ishte fakti se ne punimet e Asamblese ish-kryeministri i socialisteve Fatos Nano eshte perzgjedhur per te qene i deleguar i nderit ne Tirane per te ndjekur konsultimin e programit te ri qeverises te socialisteve me qytetaret qe jetojne ne kryeqytet. Kjo zgjedhje mesohet se eshte bere ne menyre formale per shkak te faktit se figura si ish-kreu i PS-se Fatos Nano jane pjese e Asamblese se Pergjithshme te kesaj partie ne menyre automatike.
RotacioniDrejtuesit e PS-se me miratimin e Asamblese trazuan dje bastionet e shume deputeteve socialiste duke i cuar ata pergjegjes per shpjegimin e programit ne zona per te cilat kane njohje te pakta. Rotacioni beri qe Erjon Brace nga Berati te kalonte ne Korce ndersa Ben Blushi nga Korca ne Elbasan. Ditmir Bushati shkoi nga Tirana ne Puke Valentina Leskaj nga Elbasani ne Vlore dhe Arben Malaj nga Vlora ne Kukes. Ndryshimi i zonave nuk preku deputetet socialiste Sajmir Tahiri Damian Gjiknuri dhe Bashkim Finon duke i lene ata ne zona qe kane mbajtur me pare.
DebatetMbledhja e Kryesise dhe me pas mbledhja e djeshme e Asamblese se socialisteve u percoll me debate dhe kritika nga ata deputete dhe perfaqesues te cilet e konsideruan te pakuptimte dhe te demshme kete ndarje te re. Deputeti Erjon Brace zgjodhi rrjetin social Facebook per te ndare shqetesimin per largimin nga Qarku i Beratit. Sipas tij ishin detyrimet politike dhe jo deshirat e kryetarit ato qe kishin rendesi per nje pune sa me efektive me bazen socialiste. Une kam 16 vite qe punoj ne Berat dhe natyrisht eshte ngritur nje pune qe po jep rezultat nga zgjedhjet ne zgjedhje Une jam nen mandat ne Berat kam detyrime ndaj njerezve socialisteve dhe me gjere ne Berat Jane detyrimet politike njerezore publike e ligjore ato qe vlejne jo deshirat e cilitdo kryetari shkruan Brace ne rrjetin e tij social. Nje qendrim te ashper mban ne rrjetin social edhe deputeti i Vlores Eltar Deda. Te deleguarit e Asamblese Kombetare te caktuar ne rrethin e Vlores pese prej tyre jane jo banues ne rrethin tone. Por akoma me keq eshte sepse qellimi qe mendohet se ata jane derguar nuk i sherben punes deklaroi ai. Me heret ne mbledhjen e Asamblese kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika u shpreh teper i shqetesuar per keto levizje qe po beheshin me te deleguarit e cdo rrethi. Shqetesim mesohet se ka shprehur edhe anetari i Asamblese Ndricim Hysa i cili kontestoi largimin e tij nga Elbasani per te kontribuar ne Qarkun e Tiranes. Sipas tij PS me keto qendrime pritet te demtoje vetveten.
Lista
Te deleguarit
Erion Brace ishte ne Berat shkon ne Korce
Ben Blushi ishte ne Korce shkon Elbasan
Ditmir Bushati ishte ne Tirane caktohet ne Puke
Valentina Leskaj ishte ne Elbasan shkon ne Vlore
Eglantina Gjermeni ishte ne Tirane shkon ne Kruje
Namik Dokle ishte ne Tirane caktohet ne Berat
Arben Ahmetaj ishte ne Korce shkon ne Gjirokaster
Mimi Kodheli ishte ne Korce caktohet ne Shkoder
Arben Malaj ishte ne Vlore shkon ne Kukes
Fatmir Xhafaj ishte ne Tirane caktohet ne Sarande