E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeshtetesit nga Shqiperia pengohen ne kufi Skeni leje shendetesore

Bllokada Perdoret nje tjeter marifet por kesaj radhe jo nga pala shqiptare por e Policise se Kosoves

Perseri dy autobuse me perkrahes te Vetevendosjes jane bllokuar ne kufi duke mos i lejuar te udhetojne ne Kosove. Kane qene rreth 100 te rinj te cilet kishin udhetuar nga Tirana me autobuse ne mbeshtetje te protestes paqesore te Vetevendosjes per te bllokuar kufirin me Serbine kalimin e mauneve serbe ne tregun e Kosoves si nje reciprocitet te cilin Beogradi e ka thyer. Autobuset kane kaluar Piken Kufitare te Morinit pa shume probleme por me pas ata jane penguar nga ana e policise kufitare te Kosoves ne Doganen e Vermices. Sic kane treguar vete aktivistet ata jane penguar me pretendimin se drejtuesit e autobuseve nuk kane me vete certifikate shendetesore cka per aktivistet ka qene nje pretendim qesharak sic e kane quajtur.

Madje sic tregojne aktivistet policia aty ka arrestuar edhe disa persona te cilet jane munduar te kalojne kufirin ne kembe duke pare se autobuset nuk po lejohen qe te kalojne. Bllokada u pa shume e qarte kur ne deshem te kalonim me kembe pasi shoferet e autobusit nuk paskan certifikate shendetesore por nuk na lejuan disa prej shokeve tone i kane mbajtur ne izolim tha nje mbeshtetes i Vetevendosjes. Ai tha se ishin nisur se bashku nga Tirana per te marre pjese ne protesten ne kufirin me Serbine dhe shtoi se protesta e tyre ishte krejt paqesore dhe se mjetet e vetme qe kane jane flamujt shqiptare. Nje protestues tha i zhgenjyer se ne raste te tjera mund ti binin nga kufiri i Maqedonise dhe se nuk mund te ndalej asnjehere protesta e tyre sepse kerkonte thjesht dinjitet te shqiptareve ne raport me shtetet fqinje sic eshte ne kete rast Serbia.

Edhe javen e shkuar qindra mbeshtetes te Vetevendosjes u penguan fillimisht ne Morin por me pas per shume ore ne Vermice. Ne ndryshim nga java e shkuar dje nuk jane lejuar kamerat e gazetareve qe ti afrohen doganes per te fokusuar ngjarjen. Efektive te policise ne Doganen e Vermices kane kercenuar gazetaret se do tu sekuestronin kamerat dhe aparatet fotografike nese do te afroheshin per te filmuar. Sidoqofte nga nje distance nga territori i fshatit Morin ngjarja eshte fotografuar ne plan te gjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›