E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojnë ligj për mbikëqyrjen e cilësisë dhe sasisë së bukës

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 18:02

Edhe pse çmimet e bukës janë mjaft të larta për standardin e jetesës së qytetarëve dhe shkojnë deri në 45 centë, cilësia dhe sasia e bukës që blihet nuk është e nivelit të duhur.

Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve të Kosovës, Halit Xoxa, ka thënë përmes telefonit për Kosovapress se nevojitet nxjerrja e një ligji për mbikëqyrjen e cilësisë dhe sasisë së bukës, për shkak se nuk ka asnjë kontroll nga institucionet përkatëse.

“Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës duhet ta nxjerrin një ligj apo edhe një udhëzim administrativ me anë të së cilit do të caktohej cilësia dhe sasia e bukës”, ka thënë Xoxa.

Buka është shtrenjtuar disa herë dhe tash një bukë kushton 45 centë, derisa më herët ka kushtuar 25 centë.

Ndërkohë sa i përket lëmit të plotësimit të nevojave me grurë në 6 vjetët e fundit nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, janë plotësuar rreth 59 % të nevojave me grurë vendor, kurse vitin e kaluar rreth 53 % grurë është prodhuar në tregun vendor. Importi i grurit sillet prej 100 mijë deri në 125 mijë tonë, importi i miellit nga 33 mijë deri në 40 mijë tonelata.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›