Feministet franceze: Mos e përdorni më fjalën ‘mademoiselle’

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 19:57
Feministet franceze kanë kërkuar që të ndalohet përdorimi i fjalës ‘mademoiselle’, me pretendimin se është seksiste. Ata thonë se termi duhet të hiqet nga gjuha franceze.
Feministet pretendojnë se ekuivalenti i kësaj fjale për meshkujt është hequr nga qarkullimi.
Po ashtu, ata thonë se origjina e ‘mademoiselle’ është fjala ‘e virgjër’, ndaj kjo rrit maçizmin tek meshkujt.
Ky term tradicionalisht shihet si një kompliment dhe përdoret nga meshkujt në Francë për një grua që është e re dhe tërheqëse. /tema/