Tevez perjashtohet nga Manchester City

Carlos Tevez i ka dhënë fund aventurës së tij me Manchester City. Sulmuesi argjentinas është përjashtuar nga trajneri Roberto Mancini, pasi refuzoi të hynte në fushë kur skuadra e tij po humbiste 2-0 në ndeshjen e fundit kundër Bajernit të Mynihut. Ky veprim i Tevez ka qenë pika që ka derdhur gotën në raportin e tij të vështirë me teknikun Italian. Pas ndeshjes, ky i fundit ka deklaruar se futbollisti nuk bën pjesë në planet e tij, ndërsa për argjentinasin ky vendim i ka dhënë një goditje të rëndë karrierës, e cila kishte nisur zbritjen që në fund të merkatos së verës.
Carlos Tevez ishte një nga lojtarët më të kërkuar, por nuk arriti të firmoste asnjë kontrratë me skuadrat e tjera, duke u detyruar të qëndronte kundër dëshirës së tij te Manchester City. Më pas, me afrimin në skuadër të lojtarëve Kun Aguero ai humbi vendin në formacion, ndërsa tani ai rrezikon edhe të ardhmen e tij në kampionatet e Europës.
Argjentinasi duhet të presë merkaton e janarit për të gjetur një skuadër të re, por mundësitë që ai të luajë me një klub të madh janë shumë të pakta. Ekipet me emër janë përforcuar gjatë merkatos së verës, ndërsa nuk mund të shpenzojnë shumë për një lojtar që nuk luan në Ligën e Kampioneve. Të gjitha këto projektojnë një të ardhme larg Europës për Carlos Tevez, ku më i mundshëm është opsioni për një rikthim të mundshëm në kampionatin brazilian me Corinthias, një skuadër kjo që në merkaton e fundit ofroi 40 milionë euro për të marrë shërbimin e sulmuesit.
Nertan Prifti