Kerkon njohjen ne OKB. Palestina shte e drejte e popullit
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz konfirmoi aplikimin për anëtarësim të plotë në OKB, pranë Këshillit të SIgurimit, duke rrezikuar përdorimin e vetos kundër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njohja e plotë e shtetit të Palestinës, sipas tij është një e drejtë legjitime e popullit të saj.
Fjalimi i Abaz vjen vetëm një javë para nisjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork. Kërkesa e palestinës ndeshet me kundërshtimin e Izraelit, që e sheh këtë nismë si një përpjekje për ta izoluar shtetin hebraik.
Lideri palestinez do të kërkojë nga OKB njohjen e Palestinës në kufijtë e vitit 1967, që përfshin Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jeruzalemin Lindor, territore këto të pushtuara nga Izraeli në këtë vit. Në pritje të përplasjes në OKB, qindra palestinezë në Bregun Perëndimor janë përleshur me forcat izraelite.