E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon përforcime për Champions

Manchester City e fitoi titullin e Premierligës sezonin që shkoi. Ndërkaq, ky ekip nga sezoni i ardhshëm, krahas Anglisë, do të synojë të fitojë trofe edhe në Evropë.

Menaxheri Roberto Mancini insiston se me këtë fond lojtarësh, ‘Citizens’ nuk mund të arrijnë suksese në Ligën e Kampionëve.

Ai ka kërkuar nga udhëheqësia e klubit përforcime për t’i përballuar sa më mirë sfidat e rëndësishme dhe të vështira evropiane.

“Pas një suksesi është më e vështirë të qëndrosh në formë dhe për ta bërë këtë është e nevojshme të përmirësohesh dhe nevojiten lojtarë. Është e vërtetë, nuk them se nevojiten 10 lojtarë si në vitet e kaluara, por nevojiten lojtarë, mendoj 3-4 sosh”, theksoi trajneri italian.

“Për të arritur suksese në Evropë dhe për të arritur në çerekfinale, në gjysmëfinale apo edhe në finale, nevojitet një skuadër e mirë. Mirëpo, nuk mendoj se kjo aktualja është e mjaftueshme, prandaj duhet të blejmë lojtarë. Champions është një kompeticion i çuditshëm, siç u pa edhe sezonin që shkoi. Nuk po them se Chelsea nuk e meritoi, por kishte sigurisht ekipe më të mira që mund ta fitonin”, shtoi Mancini i cili mendon se në Angli është më vështirë të fitosh në krahasim me Italinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›