Mërgim Brahimi shënon dhe jep sinjale për De Biazin
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Mërgim Brahimi, ka kaluar një fundjavë për tu mbajtur mend, pasi ka arritur të shënojë gol ndaj Bazelit dhe ti japë një pikë Grasshoperit. Mesfushori kuqezi e ka nisur nga stoli këtë takim dhe në hyn në fushë në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 2-1 në favor të Bazelit. Por Brahimit i janë dashur vetëm tre minuta për ta gjetur golin, i cili është i pari me Grasshoperin në këtë sezon, gol i cili i dha edhe një pikë skuadrës. Padyshim me këtë paraqitje mesfushori kosoavar i lëshon një sinjal trajnerit Xhani De Biazi. Thuhet se Bahimi mund të jetë personi i duhur që mund të plotësojnë boshllëkun q ka lenë tek kuqezinjtë largimi i fantazistit vlonjat, Ervin Skela.
Lucerna humbet thellë, Hyka aktivizohet në minutën e 59-të
Java e tretë e kampionatit zviceran ka rezultaur shkatërruese për ekipin e Lucernës, ku për të dytin sezon me radhë aktivizohet edhe mesfushori kuqezi, Jahmir Hyka. Lucerna është mundur 3-0 në fushën e saj nga Sioni, i cili në këtë merkato ka afruar veteranin e Milanit, Xhenaro Gatuzo. Mesfushori i kombëtares shqiptare e ka nisur nga stoli këtë takim dhe në fushën e lojës është futur në minutën e 59-të. Në tre javët e para Hyka dhe ekipi i tij i Lucernës ende nuk kanë arritur që ta shijojnë fitoren, pasi kanë dy barazime dhe humbjen e fundit me Sionin.
