E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon zvogëlim të dënimit

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 22:42

Lindsay Lohan ende është në mëdyshje për të vendosur nëse do të pranoj akuzën dhe fajësinë për burgim.

Aktorja problematike është paraquitur në një gjykatë të Los Angeles sot ku gjykatësi Keith Schëartz i ka dhënë asaj afat deri me datën 25 mars për të pranuar kushtet e gjyqit dhe të shpallet fajtore për shkak se ka vjedhur një qafore me vlerë 2500 dollarë në argjendarinë “Kamofie”.

Aktorja “Machete” tashmë i është shqiptuar dënimi me gjashtë muaj burg por avokati i saj ka thënë se ajo nuk duhej të ishte dënuar me një dënim të këtillë.

Edhe pse ai ka kërkuar që bisedimet për lirim me kusht të jenë konfidenciale dhe të reduktohet burgimi i klientës së tij.

“Avokati i Lindsay’it ka kërkuar që mos të këtë kohë të saktë të burgimit duke ja dhënë asaj më pak se 60 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë”, tha një burim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›