Kërkoni jetëgjatësinë? Ajo ndodhet në pilulën antidiabet
Një pilulë anti-diabet mund të përmbajë sekretin e jetëgjatësisë. Është rezultat i një eksperimenti të kryer nga Instituti Kombëtar mbi Plakjen në Baltimore dhe botuar në revistën Nature Communications.
Nën xhamin zmadhues të shkencëtarëve, Metformin, është një nga medikamnetet më së shpeshti të përshkruara kundër diabetit.
Ekspertët kanë administruar atë tek minjtë dhe vërejtën se në doza të vogla mund të rritet jetëgjatësia e tyre me 5% dhe mburoja e tyre nga sëmundjet që lidhen me plakjen. Sipas autorëve të hulumtimit, medikament punon duke imituar efektet e të ashtuquajturës “kufizim kalori”, apo një dietë me kalori të ulëta, siç është e njohur për disa vite tani, është në gjendje të zgjasin jetën në shumë kafshë.