Kërkonin ar, hedhin në erë urën e shekullit VI
Share


Foto Arkiv
Është hedhur në erë një urë në Pogradec. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në një nga zonat më malore të këtij qyteti, konkretisht në fshatin Llëngë të Pogradecit ku është hedhur në era ura, që jo vetëm shërbente si pikë kalimi për banorët e fshatit, por ishte dhe një vepër monumentale, e cila i përkiste shekullit të VI. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe është shkaktuar me lëndë plasëse, tritol. Ndërkohë policia bën të ditur se akti i rëndë mendohet të jetë kryer nga një grup të rinjsh, të cilët nisur nga një legjendë për ekzistencën e një thesari në këtë zonë, ishin vënë në kërkim të arit, ndërsa ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve./ ora-news