E Diel, 1 Nëntor 2026

Humor i zi nga pritja e Berishës me gazetarët. Kryeministri: Me Metën takohem çdo 3-4 ditë

Share

Berishën e frymëzon për lirinë e medias Ardit Gjebrea. Kryeministri premton dekriminalizimin (?) e shpifjes sivjet dhe komenton vizitën e tij tek Ilir Meta. Më pëlqeu shumë vera që piva

Kryeministri ka pritur sot gazetarët me rastin e Vitit të Ri. Tradicionalisht kjo pritje organizohet në fundviti, por Berisha ka vendosur të ndryshojë dhe ta bëjë pritjen në mesin e janarit.

Por ndërsa përpara tij ishin mbledhur shumë gazetarë, për çudi Berishën e ka frymëzuar për lirinë e medias… Ardit Gjebrea. Duke iu referuar Gjebreas, Berisha tha se fjala e lirë është si dashuria.

Shoh këtu, midis nesh, Ardit Gjebrenë dhe menjëherë fjala në mendje më ndryshon. Fjala e lirë mund të krahasohet vetëm me një gjë, me dashurinë. Më frymëzoi Arditi për këtë, çka do të thotë përkujdesje, përkushtim i madh dhe luajalitet ndaj saj, sepse, ndër të gjitha vlerat e lirisë, asgjë më të rëndësishme nuk ka, kjo është e para, tha Berisha. Edhe një herë një urim shumë të përzemërt dhe një nderim të madh për kontributin tuaj. Ardit jam i sigurt se kishte të tjerë përreth teje që do donin tu referohesha, por nuk e bëra atë, tha kryeministri.

Si të mos mjaftonte kjo, Berisha ka thënë se këtë vit ka ndërmend të dekriminalizojë shpifjen. Edhe një herë ju siguroj për respektin tim më të madh ndaj jush, ju siguroj se do të bëhen përpjekje, uroj që ky vit të jetë viti i dekriminalizimit të shpifjes, si një akt e vendosmëri e politikanëve shqiptarë, tha Berisha.

Ku e ka fjalën? Do bëjë ligj ku të thuhet se shpifja është OK? shkruan Mustafa Nano në blogun e tij respublica.al. Natyrisht kryeministri për veten e tij e ka të dekriminalizuar shpifjen. Kujtojmë këtu sulmin që i bëri prokurorisë për Metën, mbushur me trillime. Sigurisht në mendje Berisha ka pasur kalimin nga kodi penal në atë civil të shpifjes.

Por Berisha ka komentuar gjatë takimit edhe vizitën e tij në shtëpinë e Metës. Po, Meta më kishte ftuar në një darkë që unë nuk mund ta refuzoja. Unë me Ilir Metën takohem në fakt çdo 3-4 ditë. Ushqimi ishte i shkëlqyer, por vera ishte akoma më e mirë, ishte e shkëlqyer, ka thënë Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›