Një goditje e rëndë për Sarkozinë
Ulja e vlerësimit për aftësinë borxhlyese për Francën është një lajm i tmerrshëm për presidentin Sarkozi, që ka ende edhe 100 ditë për të mbyllur hendekun që ka në sondazhe sepse qëndron pas socialistit Francois Hollande.
Ndoshta në terma afatshkurtër efektet ekonomike të këtij zhvlerësimi do të jenë të kufizuara. Tregjet kishin kohë që e prisnin diçka të tillë të vinte kështu që mundet që tani të kenë përthithur ndikimin e kostot së huamarrjes së Francës.
Por si goditje politike kjo është e papëlqyeshme për presidentin.
Synimi i tij ka qenë që tu tregojë votuesve- edhe pse kjo nuk e ngroh vetë atë- që ai ka atë që duhet për të luftuar krizën.
Por ky argument duket pak i dobët kur vendi ka humbur statusin e artë nën mbikëqyrjen e tij. Dhe ai nuk mund të thotë se nuk i bëhet vonë sepse gjatë vitit të shkuar ka thënë gjithmonë se ishte një nevojë absolute që Franca të ruajë tre A-të.
Për të qenë i ndershëm, francezëve nuk është se u bën përshtypje perspektiva e presidentit Hollande. Por ky është ngushëllim i dobët për Sarkozinë.
Është rregulli i parë në politikë: nëse je në detyrë, ti merr ndëshkimin.
