Mitt Romney kritikohet ashpër sepse flet frëngjisht
Kandidati i republikanëve për president në SHBA, favoriti Mitt Romney, është akuzuar ashpër në një spot televiziv pse flet frëngjisht.
Spoti është përgatitur nga rivali i tij, Newt Gingrich, që kërkon të heqë paralele mes zotit Romney dhe një tjetër politikani nga Massachusetts, demokratit John Kerry.
Spoti mban titullin French Connection (Lidhja franceze) dhe në të shfaqet Romney duke folur frëngjisht në Lojërat Olimpike Dimërore.
Korrespondentët e BBC thonë se sulmi ndaj frëngjishtes së Romney-t është një përpjekje për të portretizuar atë si elitist dhe liberal i stilit evropian.
I moderuari nga Massachusetts, Mitt Romney- është gati të thotë gjithçka për të fituar. Dhe njësoj si John Kerry, edhe ai flet frëngjisht, thuhet në spot, që shoqërohet në sfond nga muzikë franceze.
Kur John Kerry u kandidua nga republikanët përballë George W. Bush, republikanët thanë se ai dukej si francez.
Milioneri Romney ka kaluar dy vite në Paris dhe Bordeaux duke punuar si misionar mormon.