E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkonte pension zyrtareje, nen hetim 57-vjecarja dhe punonjesja e bashkise

Durres- Kerkonte te perfitonte pension me dokumente te falsifikuara, nen hetim "zyrtarja" shteterore dhe punonjesja e Gjendjes Civile ne bashkine Manez te Durresit. Agjentet e Krimit Ekonomiko-Financiar, deklaruan dje procedimin penal ne gjendje te lire pas shoqerimit te 57-vjecares me inicialet S. D., banuese ne Burrel dhe F. S., 49 vjece, banuese ne Manez, punonjese e Gjendjes Civile ne kete bashki. "Procedimi penal ndaj 57-vjecares, filloi per veprat penale te falsifikimit te dokumenteve dhe akteve te gjendjes civile, pasi dyshohet se ne vitin 2003 ka paraqitur prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Durres, dokumente te rreme per te perfituar pension si punonjese e administrates shteterore", thane burime zyrtare. Tre vjet para ketij veprimi, familja e "zyrtares" qe kerkonte pensionin kishte arritur te regjistrohej ne Gjendjen Civile Manez, po me dokumente false. Ky veprim dyshohet se eshte kryer me bashkepunimin e punonjeses 49-vjecare me inicialet F. S., e cila eshte marre nen akuze per "shperdorim detyre". "Zyrtarja dyshohet se ne vitin 2000, duke qene ne detyren e punonjeses se Gjendjes Civile te Bashkise Manez, ka regjistruar ne baze te dokumenteve te falsifikuara ne kete bashki familjen e S. D., nga Burreli", sqaroi policia. U sekuestruan ne cilesine e proves materiale praktika e aplikimit per pension ne DRSSH Durres, si dhe ajo e regjistrimit prane bashkise Manez.

Korce
Nje 57-vjecar nga qyteti i Korces, eshte marre nen hetim ne gjendje te lire per akuzen e "mashtrimit". Burime zyrtare thane se Sokol Kosti, banues ne lagjen nr. 2 eshte denoncuar nga E. S. 36 vjec, se ne muajin janar 2010, i ka marre nje shume prej 190 mije lekesh, qe nuk pranon t'ia ktheje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›