E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me arme dhe eksploziv ne shtepi, ne pranga Dumbo

Pogradec- Nje telefonate ne sallen operative ka cuar policine ne "srtkofullen" e nje personi te dyshuar qe mbante arme dhe lende eksplozive ne banese. Operacioni eshte zhvilluar pasditen e djeshme ne fshatin Rremenj te Pogradecit. Ne pranga eshte vene sipas policise i dyshuari Bujar Dumbo, 43 vjec. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar nje arme pistolete e tipit "Zastava", nje kallep tritoli, njembedhjete fisheke pistolete kalibri 8mm, dy karikatore bosh te pistoletes tip "TT" dhe nje doreze metalike e tipit kaskete. Burime policore bene me dije se ka pasur ankesa ne drejtim te te dyshuarit Dumbo, ndaj dhe eshte zhvilluar aksioni i befasishem. Gjithashtu po hetohet per ndonje aktivitet kriminal te 43-vjecarit si perfshirja e tij ne grabitje apo sulme me lende eksplozive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›