E Diel, 1 Nëntor 2026

Erozioni, shemben 7 shtepi dhe lokale

Erozioni shkaterron shtate shtepi ne Berat dhe Durres, ndersa rrezikon dhjetera te tjera ne lagjet dhe fshatrat e Librazhdit. Dita e djeshme ka qene e mbushur me ankth per banoret e fshatit Nishove ne Berat ku jane shembur 5 shtepi dhe per ata ne Currila te Durresit, ku dherat shemben nje ndertese dy kateshe ku gjendej edhe nje lokal. Reshjet e dendura te shiut, kane shkaktuar shembjen e shtepive dhe per shkak te rreshkitjeve keto godina jane bere te pabanueshme. Per fat te mire nuk ka te demtuar ne njerez, kurse ato materiale jane te konsiderueshme. Specialistet thone se ne zonen e Nishoves, kane devijuar edhe ujerat nentokesore, cka kane ndihmuar rreshkitjen e dherave. Rreth 100 banoret e fshatit Nishove i tremben vazhdimit te rreshkitjeve dhe kerkojne ndihmen e nevojshme nga eksperte gjeologe.
Gjate oreve te para te mengjesit te djeshem, sasi te medha balte kane marre perpara disa lokale, te ndertuara pergjate rruges se "Currilave" ne Durres. Per kete shkak, kodra e "Currilave" eshte teresisht e zhveshur dhe erozioni ka shkaktuar shembjen e vazhdueshme te tokes, duke demtuar edhe dy shtepi buze rruges. Pak dite me pare bashkia e Durresit, mori masa per te hapur rrugen, por fenomeni eshte ne levizje e siper, duke shkaktuar probleme te reja. Deputeti i zones, Engjell Carra, vuri ne dukje rrezikshmerine e dukurise dhe mosnderhyrjen e autoriteteve lokale te bashkise, megjithese kane qene ne dijeni te ceshtjes. Ai kerkoi nderhyrje sa me te shpejte per zgjidhjen e ketij problemi, qe edhe banoret te mos e vuajne me tej demin ekonomik dhe material. Gjate kohes se shembjes ne lokalet e demtuara nuk ka pasur kliente, duke shkaktuar vetem deme materiale.
Nje tjeter rreth i prekur nga erozioni eshte edhe ai i Librazhdit. Reshjet e shiut te rena intensivisht dy ditet e fundit kane krijuar situate te rende ne kete rajon. Sipas prefektures, mesohet se shqetesime kane shfaqur banoret e fshatrave Qarrishte, Bardhaj, Rrajce dhe Skenderbej, ku toka ka pesuar carje te dukshme dhe shtepite jane demtuar pjeserisht. Nje tjeter situate kritike eshte krijuar nga bllokimi i disa zonave prej debores se rene ditet e fundit, qe jane pasuar edhe nga rreshkitje. Kurse pasditen e se enjtes, ne lagjen "Brazhdaj" te fshatit Dorez, kane mberritur dhjetera forca ushtarake dhe mjete te ngarkuara me ndihma ushqimore. Ne kete lagje jane ngritur rreth dhjete cadra te medha ushtarake ku do te strehohen perkohesisht qindra krere bageti te imta dhe lope, ndersa banoreve u jane shperndare ushqime, veshmbathje e batanije te shumta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›