Kerkonte pronat dhe borxhet e djalit te saj te ekzekutuar
Kohet e fundit po kerkonte pronat dhe borxhet e te birit.
Infermiera Fatmira Dedaj, dyshohet te jete vrare nga te njejten autore qe i vrane te birin Elvis Dedaj.
Policia ka zbuluar qe 60 vjeçarja ka shfaqur interes jo vetem per personat qe I ekzekutuan djalin, por edhe per llogarite e tij te lena pa mbyllur.
Ajo u gjet e vrare ne garazhin e pallatit ku banonte ne lagjen numer 4 te Durresit. Ekspertiza percaktoi qe ajo ishte goditur me leve pas koke. Çanta i eshte marre nga autoret per te krijuar bindjen se eshte viktime e grabitjes, por telefoni u gjet i fik pak metra larg trupit te pajete. Ajo Dedaj jetonte e vetme qe pas ekzekutimit te djalit te saj Elvis Dedaj pasditen e 5 qershorit të vitit të kaluar në një pritë në zonën e Shkëmbit te Kavajes. 36 vjecari ishte shpallur shpallur në kërkim nga Interpoli për llogari të drejtësisë belge, ku akuzohej për trafik narkotikësh.
Për vrasjen e tij në atë kohë policia ngriti dy pista, ajo e larjes së hesapeve për shkak të aktivitetit kriminal, si dhe një dyshim që e lidhte 36-vjeçarin me vrasjen e 44-vjeçarit kosovar Skënder Spahia, po te Shkëmbi i Kavajës, shtatë ditë përpara ekzekutimit të tij.
Të dyja ngjarjet, përfshirë dhe jo e pasdites së shtune jane te pazbardhura dhe pa autorë.
Ndaj për të identifikuar autorët policia ka vene ne dispozicion shpërblimi prej 10 milion lekësh