erekfinalet e turneut te eurobasket

Sllovenia kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatiot Europoan të Basketbollit.
Skuadra sllovene mundi 73-65 Greqinë, duke dominuar sfidën e luajtur në “Shtozhice Arena” të Lubhjanës.
Asnjë problem për të zotët e shtëpisë që kryesuan ndeshjen që në periodën e parë.
Njeriu i ndeshjes ishte Goran Dragiç, i cili shënoi 28 pikë dhe dha 4 asiste për shokëty e skuadrës.
Të kota përpjekjet e Greqisë, që u kujtuan shumë vonë.
Vetëm në përiodën e fundit, basketbollistët helenë vunë në vështirësi vendasit me Spanulis.
Lojtari i Panathinaikos shënoi 21 pikë dhe kapi tetë topa në tabelë, por nuk arriti të shpëtonte Greqinë nga humbja.
Pas këtij suksesi, Sllovenia kalon në çerekfionale, ndërsa fitorja ndaj grekëve kualfikon matematikisht edhe Italinë, që në ndeshjen e saj u mund 76-68 nga Kroacia.
Kjo e fundit kuafikohet në çerekfinale, ndërsa për të vazhduar rrugën në raundin tjetër të Kampionatit Europian, Spanja duhet të presë ndeshjen e fundit.
Për spanjollët nuk mjaftoi fitorja 82-56 ndaj Finlandës, ndërsa i duhet një tjetër sukses në sfidën me Italinë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Eurobasket.