E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani mesazh urimi me rastin e nisjes se vitit te ri shkollor

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, përmes një mesazhi ka uruar nxënësit dhe mësuesit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thotë se pavarësisht nga koha që kalon, qeveritë që ikin e vijnë dhe parlamentet që ja lenë vendin njëri-tjetrit, qëllimi i shkollës, mbetet i njëjtë: Zotërimi i dijeve dhe edukimi. 
Presidenti Nishani thotë se shkollimin serioz, dijet e rrënjosura, edukimin e qëndrueshëm, i kemi të domosdoshme për të kualifikuar si duhet ndërtuesit e ardhmërisë sonë, për të kultivuar dhe rrënjosur vetëdijen kombëtare, atdhetare, patriotike, për të ruajtur dhe pasuruar vlerat njerëzore dhe qytetare.
Në këtë mesazh, Presidenti shkruan se kemi shkollat, ambientet, infrastrukturën dhe traditën. Sipas tij, ajo çfarë mbetet të bëjmë për shkollat dhe arsimin, është përmirësimi i tyre, perfeksionimi i tyre i vazhdueshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›