E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon: Do të punojmë për zbardhjen e krimeve

Prishtinë -Shefi i Misionit të BE në Kosovë, Yv de Kermabon deklaroi në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti, se EULEX do të iniciojë të gjitha rastet e krimeve me motive etnike, për të cilat ka prova dhe se misioni i tij teknik, do të përpiqet të fusë sundimin e ligjit në Kosovë. “Në disa krime të luftës po punojmë edhe me prokurorët nga Serbia por, përpos që do t’u beja thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm në deklaratat për këtë, do t’u bëja thirrje edhe të gjithëve të cilët kanë prova dhe fakte që t’i kontribuojnë punës në të gjitha këto raste”, ka deklaruar Kermabon.

Kermabon ka cekur se prokurorët e EULEX-it mund ta hapin rastin e “tregtimit me organet (njerëzore) në veri të Shqipërisë”, pasi t’i grumbullojë të gjitha informatat dhe faktet por këtë. Kur ti mbledhin të gjitha informatat, prokurorët tanë do të mund ta hapin këtë rast, sepse kjo është në mandatin e misionit tonë dhe ne do ta bëjmë këtë, ka theksuar shefi i Misionit të BE në Kosovë.

Kermabon ka deklaruar se EULEX me ministrat e Serbisë po bisedon mbi rregullimin e sundimit të ligjit në Kosovë. “Sqarova se ky është mision teknik prandaj po orvatemi të realizojmë lidhje teknike me Serbinë që ky mision të mund të jetë i suksesshëm dhe që të rregullohet sundimi i ligjit në këtë hapësirë”, ka thënë Kermabon.

Kermabon ka thënë se misioni i tij nuk është kompetent për ardhjen e politikanëve serb në Kosovë, duke sqaruar se ata për këtë duhet t’i drejtohen të dërguarit të posaçëm të përfaqësuesit të lartë të BE, Havier Solana, në Beograd, pas kësaj kërkesa i përcillet në Prishtinë Piter Fejtit, si shef i mision ti civil ndërkombëtar të BE-së, i cili kontakton me Qeverinë e Kosovës dhe më pas përgjigja kthehet në Beograd.

Kermabon gjithashtu ka cekur e EULEX nuk është kompetent për zbatimin e Planit prej gjashtë pikave “sepse fjala është për marrëveshjen midis Serbisë dhe KB”, por edhe misioni i BE është “pjesë e këtij Plani gjashtë pikësh sepse ai rikonfigurim (i UNMIK-ut) nënkupton zbatimin e misionit tonë.

Lidhur me lirimin e Florim Ejupit, i cili me aktgjykimin e shkallës së dytë të gjyqtarëve të EULEX-it është liruar nga akuza “për ngritjen në ajër të autobusit “Nish-expres”, respektivisht për vrasjen e 12 dhe plagosjen e rreth 20 udhëtarëve”, Kermabon ka thënë se gjyqtarët e EULEX-it kanë marrë vendim në bazë të fakteve, por hetimet kanë vazhduar rreth këtij dhe rasteve tjera që të gjenden provat.

“Dosjen e këtij rasti UNMIK-u na e ka dorëzuar neve, kurse gjyqtarët e EULEX-it e kanë shikuar atë dosje dhe vendimin e kanë marrë në bazë të fakteve, dhe, mendoj se duhet ta respektojmë autonominë e gjyqësisë, sepse e di se ky rast është shumë i rëndë”, ka thënë shefi i EULEX-it. rtk/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›