BE, Reuter: Kosovarët mund ti ndalojnë zyrtarët serbë
Prishtinë -BE-ja nuk mund as të lejojë e as të ndalojë hyrjen e zyrtarëve serbë, kështu ka deklaruar zëdhënësja e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Julia Reuter. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo deklaroi se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, autoritetet kosovare edhe mund t’i ndalojnë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Përgjegjëse për këtë, sipas Reuter, është Qeveria e Kosovës dhe se u takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin për kërkesat në përputhje me procedurat e tyre...
“U takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin për kërkesat në përputhje me procedurat e tyre. Roli i përfaqësuesit special të BE-së është më tepër që të ofrojë këshilla dhe përkrahje për autoritetet e Kosovës, për të ndihmuar për të gjetur zgjidhje praktike për çështje praktike dhe të sigurohet se janë zgjidhur në rrugë pragmatike. Ata do të vlerësojnë secilën kërkesë”, ka thënë Reuter.