E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon: Leja për zyrtarët serbë të nisë nga Feith

Prishtinë -Shefi i EULEKS-it Iv dë Kermabon ka deklaruar se politikanët serbë me rastin e vizitave në Kosovë duhet t'i drejtohen përfaqësuesit të posaçëm të Havier Solanës në Beograd, i cili kërkesën ia përcjellë në Prishtinë Piter Feith. Sipas Kermabon, Feith pastaj kontakton me qeverinë e Kosovës në mënyrë që pastaj t'i kthehet përgjigjja Beogradit.

Me këtë deklaratë, Iv dë Kermabon, sqaron dilemat se kush është kompetent për të lejuar vizita të tilla në Kosovë. Ai ka thënë se EULEKS-i është i gatshëm të sigurojë përcjelljen."Përcjellja mund të sigurohet nga Policia e Kosovës, ose nëse ne konsiderojmë se kjo nuk është e mjaftueshme, mund t'u ndihmojmë", tha Kermabon për mediat e Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›