Negociata për koalicionet vendore
Shkup -Pas përfundimit të zgjedhjeve, partitë politike në Maqedoni kanë nisur punën për krijimin e koalicioneve komunale. Negociatat janë duke u zhvilluar kryesisht në komunat më të mëdha, ku partitë për të arritur shumicën e nevojshme në këshillat komunale janë të detyruara të formojnë koalicione. Në Tetovë, Gostivar, Dibër, Çair dhe komunat e tjera, priten koalicionime edhe me partitë maqedonase, duke ndarë pushtetin komuna në baza proporcionale.
BDI në shumicën e komunave kryeson me këshilltarë komunal dhe ajo pritet të formojë shumicën, duke përfshirë edhe parti më të vogla.
PDSH pritet të formojë qeverinë lokale në komunën e Tetovës, në Gostivar lista e kandidatit të pavarur Rufi Osmani gjithashtu do të formojë shumicën, kështu që në këto dy qendra shqiptare pritet përfshirja në koalicion edhe e partive të komuniteteve të tjera. Në një pjesë të komunave të përziera etnike, ku dominon komuniteti maqedonas, do të formohen koalicionime me partitë shqiptare, duke pasuar më pas edhe ndarja e pushteteve.
Në zgjedhjet vendore VMRO-DPMNE ka fituar 56 komuna dhe qytetin e Shkupit, BDI 15 komuna, LSDM 7, PDSH dhe DR kanë marrë nga një komunë, 2 komuna kandidatë të pavarur dhe nga një komunë Lidhja e Romëve dhe Partia Demokratike e Turqve. ina/start