Rubin: Njohjet në dorë të vetë kosovarëve
Uashington -Ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan në kohën e luftës në Kosovë, James Rubin, aktualisht këshilltar i jashtëm për diplomaci i sekretares amerikane, Hillary Clinton dhe presidentit Barack Obama, ka thënë se njohjet e reja varen nga angazhimet e vet kosovarëve. Në një intervistë ekskluzive për RTV21, Rubin tha se kjo do të jetë betejë e gjatë dhe njohjet do të varen edhe nga politikat që do t'i ndjekin lidershipi i Kosovës.
Sa i përket integrimit të serbeve në institucionet e Kosovës, Rubin tha se kjo do të arrihet vetëm nëse do të ketë zhvillim ekonomik. Rubin tha po ashtu se sekretarja Clinton si njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë do të vazhdojë të ndihmojë popullin e Kosovës siç kishte bërë burri i saj Bill Kllinton.