E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon: Drejtësi për të gjithë në Kosovë

Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Iv de Kermabon, ka deklaruar se prej shumë sfidave, prioritet i misionit EULEX është që në Kosovë të ketë sundim të ligjit për të gjithë.
Në një intervistë për agjencinë Beta, zoti Kermabon, tha se për këtë arsye përsëri duhet të filloj puna e gjykatës në veri të Mitrovicës dhe ka shtuar se situata e tashmë i përgjigjet vetëm krimit.
Lidhur me strategjinë për integrimin e veriut të Kosovës, që e kanë hartuar Zyra Ndërkombëtare Civile dhe qeveria e Kosovës, zoti Kermabon ka theksuar se ky nuk është plan i Bashkimit Evropian.
"EULEX-i është në veri të Kosovës për më tepër se një vit dhe po përparojmë me kujdes, hap pas hapi; nuk jemi këtu për të imponuar diçka me forcë, por për të siguruar sundimin e ligjit për të gjithë", tha Iv de Kermabon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›