Skënder Dervishi emërohet ambasador i Kosovës në Shkup
Diplomati i ri Skënder Dervishi është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni. Skënder Dervishi është një figurë e panjohur në skenën politike dhe diplomatike të Kosovës, mirëpo ai njihet me përvojën e tij njëvjeçare në detyrën e këshilltarit të ambasadorit të Kosovës në Bruksel. Dervishi nesër pritet t'i dorëzojë letrat kredenciale tek presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Diplomati i ri vjen në këtë detyrë si ushtrues detyre të ambasadorit, derisa sa të pasojë ndryshimi i Ligjit për Punët e Jashtme dhe për emërimin e ambasadorëve nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme në Prishtinë është në kërkim edhe të gjetjes së vendit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Shkup.
Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë muajin e kaluar emëroi diplomatin Stojan Karajanov në cilësinë e ambasadorit të plotëfuqishëm në Prishtinë, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve