E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, shembet tempulli, vdesin 60 besimtarë

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pasi hyrja e një tempulli në shtetin verior indian Utar Pradesh u shemb.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet indiane, sipas të cilave 25 pelegrinë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shembja në tempullin në fjalë, që ndodhet në rajonin e Pratapgarhut.
Sipas burimeve, besimtarët ishin mbledhur në tempull, rreth 650 kilometra në jug-lindje të Nju Delhit, për një festë rituale.
Ende nuk dihet se cilat ishin shkaqet e shembjes, por nuk është hera e parë që në tempujt indiane ndodhin incidente të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›