E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, manifestuesit zaptojnë ministrinë e Financave. Nesër grevë kombëtare

Një ditë pas miratimit të paketës anti-defiçit nga qeveria, situata në shtetin fqinj grek paraqitet e tensionuar. 300 manifestues të Frontit të Luftës Sindikale Komuniste (PAME) janë mbledhur përballë ministrisë së Financave në shenjë proteste kundër vënies në zbatim të masave shtrënguese. Në orët e para të mëngjesit disa prej tyre hynë në ndërtesë dhe nga tarraca e saj valëvitën një parulle në të cilën shkruhej “Ngrihuni që masat të mos zbatohen”. Ndërkaq të tjerë manifestues nuk lejuan nënpunësit e ministrisë të hynin në ndërtesë.

Ashtu sikurse pritej sindikatat nuk e kanë mirëpritur miratimin e paketës anti-defiçit. Për këtë arsye Partia komuniste dhe PAME kanë paralajmëruar mbajtjen e një greve kombëtare ditën e premte. Një tjetër grevë është paralajmëruar për në datën 16 mars nga KOnfederata e Nënpunëve Publikë (ADEY), ndërsa po mobilizohet edhe sindikata e sektorit privat GSEE.

Në manifestimet kundër masave shtrënguese të cilat do të zhvillohen në qytetet krysore si Athina, Selaniku, etj, marrin pjesë organizata të kategorive të ndryshme, studentë e pedagogë, të cilët do të marrin pjesë edhe në grevën e 16 marsit.

El/Ma

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›