Vizat, ekspertëteuropianë në Tiranëpër kriteret
TIRANË- Mbërrin sot në Tiranë delegacioni i ekspertëve europiane që do të vëzhgojë nga afër nëse vendi ynë i ka plotësuar 3 kushtet e vendosura për liberalizimin e vizave.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të KE në Tiranë, ndërsa theksohet se ekspertët e ardhur nga Brukseli do të vlerësojnë nëse janë rritur kapacitetet për zbatimin e ligjit, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për sekuestrimin e pasurive kriminale.
Informacionet që këta ekspertë do të mbledhin në terren do ti dërgohen zyrtarëve të BE, të cilët në shtator pritet të përpilojnë edhe raportin përfundimtar, që i lejon Shqipërisë dhe Bosnjes, të fitojnë ose jo liberalizimin e vizave.
Mësohet se ekspertët nuk kanë zhvilluar ende asnjë takim zyrtar.
(m.a/BalkanWeb)