E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në familjebashkëpunim mes ministrive

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë sëbashku me Ministrinë e Punës e Cështjeve Sociale organizuan sot një takim për të diskutuar mbi angazhimet e dy ministrive për masat që duhen marrë kundër dhunës në familje. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh se është përgatitur dokumentacioni i unifikuar për institucionet shëndetësore lidhur me evidentimin, diagnostikimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës. Për të rritur profesionalizmin e përballjes me problemin, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një program trajnimi të 1800 punonjësve deri në fund të vitit 2010, ndërkohë që deri tani janë trajnuar 800 të tillë.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke folur për këtë fenomen, theksoi se dhuna gjinore është një nga problemet shumë sensitive, delikate, e cila ka përbërë një ngarkesë të papëlqyeshme për shoqërinë shqiptare dhe kjo dukuri duhet përballur me angazhim tët të gjithëve.
Në këtë takim, u shpërndanë çertifikatat për personelin shëndetësor, i cili ka marrë pjesë në programin e trajnimit mbi “Parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe referimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore”.
Ky program trajnimi është certifikuar nga Qendra Kombëtare për Edukimin e Vazhdueshëm dhe po zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me UNFPA-në dhe Qendrën Kombëtare për Studime Sociale.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›