E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji për arsimine lartë, UV: Cënonautonominë

VLORE- Edhe Universiteti i Vlorës i është bashkuar qëndrimit kundër projekt/ligjit për ndryshime në arsimin e lartë. Sipas rektorit të universitetit “Ismail Qemali” Tanush Shaska i cili i ka dërguar dhe një email rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, miratimi i ligjit cenon autonominë e universiteteve.
Shaska thotë se arsimi i lartë ka mjaft probleme të tjera për të cilat qeveria duhet të shqetësohet.

“Mendoj se këto ndryshime janë të panevojshme për momentin dhe jo të studiuara mirë sepse cënojnë në një masë të madhe atë pak autonomi universitare që ne gëzojmë. Problemet më kryesore që na shqetësojnë ne në Vlorë janë ndalimi i studentëve për tu integruar me punën dhe për të punuar në ambientet e universitetit gjatë kohës që ata janë studetë. Universitetet kanë nevojë për një farë imuniteti nga sistemi gjyqësor.” shprehet rektori Shaska.

Universiteti i Vlorës ka kundërshtuar ligjet mbi universitetet publike ku disa muaj më parë i zhvilloi dhe një grevë disa ditore duke mbyllur dyert e institucionit. Një prej kërkesave kryesore ishte pikërisht autonomia universitare.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›