E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naum Disho në arrati, letër qeverisë greke

KORÇE - Edhe pse është në arrati që prej datës 10.01.2012, ish-kreu i OMONIA-s së Korçës, Naum Disho i ka dërguar ditën e djeshme një letër ministrit të Jashtëm të Greqisë, Stavros Dimas, duke i paraqitur të gjitha argumentet dhe faktet, që sipas tij provojnë se vendimi është në kundërshtim me normat e demokracisë.

Gjithashtu në letrën e tij, Disho nuk kursen as akuzat për Ligoraq Karamelon e Vangjel Dulen, ku i pari e ka cilësuar si barbare prishjen e varreve, ndërsa kreu u PBDNJ-së ka deklaruar se nuk e njeh fare Naum Dishon. Nga ana tjetër, Policia e Korçës që prej datës 10 janar e ka shpallur Dishon në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata a Apelit e këtij qyteti ka dhënë vendimin, sipas të cilit dënohet me 1 vit burg për veprat penale të “ndërtimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim” dhe “dhunimit të varreve kryer në bashkëpunim”.

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›