E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerr forma perfekte dy muaj pas lindjes

Modelja Miranda Kerr befasoi publikin në javën e modës në Paris, duke treguar një formë të mrekullueshme vetëm dy muaj pasi lindi fëmijën e saj të parë.

Bashkëshortja e Orlando Bloom nuk kishte ruajtur asnjë kile nga shtatzania e saj, ndërsa një fustan i kuq i ngushtë nxirrte në pah format me të vërtetë perfekte të modeles.

Aq fantastike dukej Kerr, sa që ajo kishte një paraqitje shumë më të admirueshme edhe se supermodelet e tjera të pranishme të “Victoria’s Secret”, midis të cilave edhe disa diva të modës si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio apo Candice Swanepoel.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›