Romancieri i "Spiunazhit"tërhiqet nga “Man BookerInternational”
SIDNEI- Shkrimtari britanik i romaneve triller John Le Carre ka kërkuar të tërhiqet emri i tij nga lista e emrave kandidatë për të fituar çmimin “Man Booker International”, duke zhgënjyer jurinë, të cilët thanë se admironte punën e tij. Cmimi i cili u fitua nga shkrimtari i njohur shqiptar në 2005 do të ndahet më 18 maj në Sidnei të Australisë.
Romancieri më i shitur i romaneve me spiunazh ishte ndër 13 shkrimtarët kandidatë për të fituar cmimin e letërsisë prej 60 mijë paund ( 96 mijë e 070 dollarë). Në listën e kandidatëve për të fituar “Man Booker International” janë dhe shkrimtarët kinezë Wang Anyi dhe Su Tong.
Kryetari i jurisë Rick Gekoski tha dje se kishte marrë një deklaratë nga Le Carre vetëm 45 minuta nga shpallja e listës së kandidatëve për këtë cmim në Sidnei.
Në letrën e shkrimtarit shkruhej se “Jam shumë i kënaqur që emërohem si finalist. Megjithatë unë nuk do të konkurroj për cmimin letrar dhe për këtë arsye kërkoj tërheqjen e emrit tim”- tha Gekoski në konferencë për shtyp. Ai shtoi se juria, e cila përfshin shkrimtarin, kritikun dhe botuesin Karmen Kallil, dhe shkrimtarin Afrikano jugor Justin Cartëright,ishin fansa të punës së Le Carre, ndër të cilët përfshihet dhe romani "The Spy Ëho Came in from the Cold" ( Spiuni që erdhi nga i Ftohti)
Në një deklaratë të lëshuar më vonë kryetari i jurisë ka thënë se emri i shkrimtarit Le Carre sigurisht që do të vazhdojë të mbetet në listë. Ne jemi të zhgënjyer që ai dëshiron të tërhiqet nga shqyrtimi i mëtejshëm, sepse ne jemi admirues të mëdhenj të punës së tij”
Kandidatët për cmimin e letërsisë “Man Broker International” janë Ëang Anyi (nga Kina), Juan Goytisolo (Spanja),James Kelman (Britani e Madhe), John Le Carre (Britani e Madhe) Amin Maalouf (Liban) David Malouf (Australi), Dacia Maraini (Itali), Rohinton Mistry (India/Canada), Philip Pullman (Britani e Madhe), Marilynne Robinson (SHBA), Philip Roth (SHBA), Su Tong (Kine) dhe Anne Tyler (SHBA)
Në cmimin “Man Broker International” juria nuk vlerëson vetëm një roman të shkrimtarit, por të tërë veprën e tij, dhe është kjo e fundit që përzgjedh dhe listën e 13 kandidatëve për të fituar këtë cmim letrar ndërkombëtar.
Le Carre është shkrimtari i parë i cili kërkon dorëheqjen nga ky cmim, i cili në 2005 u fitua nga shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare. Ndërsa në 2007 u fitua nga shkrimtarja nigeriane Chinua Achebe ndërsa në 2007 nga shkrimtari kanadez Alice Munro
(s.g/Afp/BalkanWeb)