Taylor-Farrell ishin te dashur

Aktualisht, përflitet se Farrell është duke u shoqëruar me Rihanna-n, por sot u publikua edhe një histori tjetër që është në gjendje të shokojë të gjithë fanset e tij.
Colin mund të ketë qenë i lidhur me Elisabeth Taylor, aktoren e madhe të Hollivudit, 44 vjet më e moshuar se ai, e cila u shua disa ditë më parë nga një problem në zemër.
Në fakt, gjatë kohëve të fundit ata frekuentonin vazhdimisht njëri-tjetrin dhe midis tyre kishte lindur një miqësi e ngushtë. Sipas një gazete amerikane, ai ka pranuar një miku se ekzistonte diçka më shumë se një miqësi.
Për të rritur dyshimet, shërbejnë edhe fjalët e tij të ndiera në funeralin e “Mbretëreshës së Hollivudit”: “E konsideroj veten me shumë fat që u shndërrova në mikun e saj në një vit e gjysmë përpara se të ndërronte jetë. E adhuroj atë…ende.
Ne u bëmë miq siç bëhen dy adoleshentë, që pasi njihen, flasin me orë të gjata në telefon gjatë natës”.