E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry-Berishës: Pres me padurim të punoj me ju për interesat tona të përbashkëta

26-03-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha merr një letër falënderimi nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, zoti John Kerry

Kryeministri Sali Berisha mori dje një letër falënderimi nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, John Kerry, në përgjigje të urimit që Kryeministri i dërgoi atij me rastin e emërimit në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Duke e falënderuar kryeministrin Berisha për urimin, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, John Kerry, thekson se, “unë i vlerësoj shumë fjalët tuaja të ngrohta të mbështetjes dhe inkurajimit dhe pres me padurim që të punoj me ju për të adresuar sfidat, pabesueshmërisht komplekse, të një bote të sotme që ndryshon vazhdimisht. Ndërsa marr detyrën e Sekretarit të Shtetit unë shpresoj që ne jemi të aftë për të çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje në paqe, prosperitet dhe liri të vendeve tona”, shkruan Kerry.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›