E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League, Junajtid dhe Celsi ndahen në paqe

Ka përfunduar në barazim pa gola supersfida e javës së dytë në Premier Ligë mes Mancester Junajtid dhe Celsit. “Djajët e Kuq” kanë dominuar takimin, sidomos në pjesën e parë, por edhe të besuarit e Mourinjos kanë pasur rastet e tyre. Një ndeshje me ritëm, por që goli nuk ka dalë në dritë dhe për pasojë të dyja skuadrat i gëzohen pikës së marrë. Më të kënaqur kanë qenë blutë e Londrës, pasi pika është marrë në transfertë. Celsi kryeson kampionatin anglez me shtatë pikë, por ka një ndeshje më shumë se të tjerët. Më 30 gusht Celsi do të ndeshet me Bajernin e Mynihut për Superkupën e Europës. (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›