Kerry: Solidaritet me mediat e pavarura në gjithë botën

Derisa sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shypit, ky është një “rast për ta përshëndetur, nderuar dhe theksuar rolin esencial të mediave të pavarura në promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së të shprehurit dhe parimeve demokratike”, tha sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.
Mëtutje, nëpërmjet një kumtese, ai ka shprehur “solidaritet me mediat e pavarura në të gjitha këndet e botës, i përkujton gazetarët që kanë humbur jetën dhe e kanë sakrifikuar lirinë e tyre ose mirëqenien personale, dhe i përshëndet dhe nderon ata që luftuan kundër regjimeve represive, që në shënjestër e kanë shtypin”.
Zoti Kerry tha se në Shtetet e Bashkuara “ne e mbajmë lirinë e shtypit si komponentë fundamentale të strukturës sonë demokratike, që zë vend në Amandamentin e Parë të Kushtetutës sonë”.
Pastaj zyrtari i lartë amerikan u bënë thirrje të gjitha qeverive që të “ndërmarrin hapa të domosdoshëm për krijimin e një ambienti, ku gazetarët mund të veprojnë të lirë, të pavarur, dhe pa frikë dhe që t’i lirojnë të gjithë gazetarët e burgosur, kuqo që ata mbahen”./Indeksonline/