E Diel, 1 Nëntor 2026

Së shpejti, shkëmbimi i oficerëve për ndërlidhje

Dejan Paviçeviq, oficer i Serbisë për ndërlidhje me Prishtinën ka deklaruar se shumë shpejt mund të pritet shkëmbimi i oficerëve për ndërlidhje midis Beogradit dhe Prishtinës.

Paviçeviq ka thënë se pret që pas pashkëve ortodokse do të definohet gjithçka që është e rëndësishme për funksionimin e oficerëve për ndërlidhje dhe se pas kësaj mund të pritet shkëmbimi i tyre.

“Në fund të javës së ardhshme, respektivisht pas pashkëve, pritet të mbahet edhe një raund i ri i dialogut teknik, i ndërlidhur me aranzhman dhe mendojë që në këtë dialog në fakt do të definohet gjithçka e rëndësishme për funksionimin e oficerëve për ndërlidhje”, ka thënë Paviçeviq, për mediat serbe, duke ripohuar se oficerët nuk do të kenë kurrfarë statusi diplomatik./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›