E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK në Gjilan reagon kundër keqpërdorimeve

Kryesia e LDK-së Dega në Gjilan përmes një komunikate për media ka përshëndetur raportin e Institutit për Studime të Avancuara GAP ku konstatohen te gjitha ato shkelje flagrante, keqpërdorime të parasë publike, 3.3 milion euro borxhe, nepotizëm etj.

“Ne si opozitë i kemi konstatuar dhe i kemi bërë publike shumë herë në pres konferencat tona me media. Qytetari gjilanas nuk meriton një qeverisje te tillë, të shpenzohen të gjitha këto mjete në një kohë të rëndë ekonomike është njëjtë sikur t‘i fyesh shumë qytetarë që jetojnë në situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në këtë komunikatë.

Ata kanë përmendur edhe zgjedhjet lokale në këtë komunikatë. “Qytetari gjilanas do ta ndëshkoj me votën e tij keqqeverisjen e këtyre njerëzve. Koha do ta dëshmojë këtë. Qytetari gjilanas do të flas”, përfundon komunikata./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›