Ministri Rashiq formon një grup parlamentar

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka prezantuar sot një grup të ri parlamentar, me disa deputetë të tjerë të pakicave.
Si raporton KTV, në një konferencë të mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, Rashiq ka bërë të ditur se ky grup i ri parlamentar, ka për synim forcimin e pozitës së pakicës serbe, por edhe të pakicave të tjera. Rashiq ka thënë se vazhdon të mbetet ministër në qeverinë Thaçi, ndërkohë që këtij të fundit i ka ofruar përkrahjen e plotë për implementimin e marrëveshjes në fazën teknike.
Grupi i ri parlamentar do të ketë 7 deputetë, 4 prej të cilëve janë nga partia SLS, ndërsa sipas ministrit Rashiq, deputetët që janë pjesë e këtij grupi nuk ishin të kënaqur me angazhimin e grupeve të tyre parlamentare, duke shtuar se qëllimi i grupit të ri është që ata të jenë më aktivë./Indeksonline/