E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilla e klubit,seks 1 herë në javë



Flamurtari është një nga ekipet që mban vendin e parë, përsa i përket përforcimeve, çka tregon se drejtuesit kuqezi këtë sezon do të kërkojnë me çdo kusht marrjen e ndonjë trofeu Për këtë arsye, stafi teknik nuk ka lënë pas dore asnjë detaj të vogël që mund të ndikojë në pengimin e arritjeve të objektivave për edicionin e ardhshëm futbollistik. Kësisoj, stafi teknik, me në krye trajnerin Gugash Magani janë treguar mjaft të rreptë, kur është thyer disiplina si dhe prishur regjimi, që është vendosur prej tyre. Kështu, ndaj futbollistëve të Flamurtarit, që thyen këto rregulla, duke kaluar limitin e orarit të lejuar, si dhe duke qëndruar deri në orët e vona të natës, pati një reagim të ashpër, duke i paralajmëruar ata me heqje të një page mujore. Gjithashtu, në rast të përsëritjes, masat do të ishin më të ashpra, deri në pezullim nga ekipi për gjashtë muaj. Gjithsesi këtë herë lojtarët u toleruan, me qëllim se asnjë nga drejtuesit nuk i kishin parë me sytë e vet. Megjithatë, për ta zbutur pak regjimin e hekurt, vetë stafi teknik i kuqezinjve, duke marrë shkas nga ngjarja e para tri ditëve, ka menduar që të bëjë disa lëshime, që edhe vetë lojtarët të jenë më në formë, pasi edhe starti i kampionatit po afron. Për këtë arsye, drejtuesit e Flamurtarit u kanë dhënë leje çdo futbollisti për të kryer seks, një herë në javë. Sipas njërit prej pjesëtarëve të stafit kjo është një nevojë e domosdoshme në gjithë botën e sportit, e në veçanti për futbollistët gjatë fazës përgatitore. "Kjo, pasi e kërkon vetë trupi i lojtarit, kur është i mbingarkuar nga lodhja dhe nga stresi i akumuluar për rreth një jave. Kështu, bërja seks një herë në javë do t'i qetësonte lojtarët dhe do t'i bënte më të përqendruar në seancat stërvitore", ka thënë njëri prej pjesëtarëve të stafit teknik të Flamurtarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›