Mister, vdekja e futbollistit të Udinezes
Vdekja e çangai Masamesos është përfshirë nga misteri. Ish-lojtari i Udinezes ka humbur jetën të dielën, ditën e ditlindjes së tij, ndërsa duhet të mbushte 32-vjeç. Sipas lajmeve që vijnë nga Togo shkak për vdekjen e ish-qendërmbrojtësit është bërë një problem kardiak. Deri këtu gjithçka duket në rregull, edhe pse situata është tragjike, por historia është e tejmbushur me lojtarë, afrikanë dhe jo, me probleme kardiake: Kanu, Foe dhe Fadiga, por edhe Puerta, Zharke dhe De La Red. Rasti i Masamesos duket se është më i komplikuar. Ish-lojtari i Kombëtares togoleze nuk ka vdekur duke luajtur, por në një krevat të spitalit ushtarak të Lomesë, kryeqytetit të vendit, pasi kishte disa ditë i shtruar.