E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana pranon tatëpjetën:Nuk jemi si në 2003-2004



Për Lorik Canën Kombëtarja nuk është në ditët e saj më të mira, por gjithsesi grupi i lojtarëve ekziston dhe ndaj Uzbekistanit do të kërkohet vetëm një rezultat: fitorja. “Ne përfaqësojmë vendin dhe duhet të japin maksimumin. Jemi dy javë përpara një kompeticioni si kualifikimet e evropianit ndaj duhet të përgatitemi sa më mirë duke filluar që më ndeshjen e nesërme (sotme)”, - ka theksuar Cana. Ndërkohë, vazhdimësia e këtij grupi për kapitenin është një ndër armët e forta të skuadrës sonë. “Kur nisa unë të luaj në 2003-2004 Kombëtarja kishte më shumë lojtarë të mirë. Bushi, Haxhi, Tare, Murati, Hasi etj. luanin në ekipe elitare. Tani është një kohë tjetër, jo edhe aq e mirë për lojtarët e Kombëtares, por që unë personalisht nuk di ta shpjegoj sesi duhet që të dalin nga kjo situatë”, ka përfunduar Cana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›