Për kualifikimet objektivi vendoset pas 4 sfidave të para Kuzhe: S’ka alibi,ndaj Uzbekistanit duhet të fitojmë
Kuzhe ka hedhur poshtë çdo justifikim për mungesë të stërvitjes së rregullt ose të problemeve të veçanta që mund të kenë pasur lojtarët e Kombëtares duke kërkuar vetëm fitore ndaj Uzbekistanit, sot në “Niko Dovana” të Durrësit.
“Unë mundohem të analizoj dhe të organizoj skuadrën në bazë të gjendjes së secilit lojtar. Për të pasur një skuadër të mirë duhet me doemos një organizim po kaq i mirë e i kujdesshëm. Nuk dua të krijoj alibi as për veten dhe as për lojtarët. Mund të them se kemi një skuadër të mirë dhe ne duhet të japim më shumë se kaq. Pavarësisht se disa lojtarë nuk kanë skuadër, falë mbështetjes, entuziazmit dhe dëshirës për të dhënë maksimumin, Shqipëria mund të fitojë”, theksoi Kuzhe. Përsa i përket eliminatoreve të “Kampionatit Europian 2012”, trajneri kroat nuk ka ndërmend të vendosë objektiva paraprakë. Kuzhe mjaftohet te pozitiviteti dhe optimizmi i tij të paktën për 4 ndeshjet e para të fazës së grupeve që do të luajmë me Rumaninë, Luksemburgun, Bosnjë-Hercegovinën dhe Bjellorusinë. “Që në momentin e parë që erdha në Shqipëri thashë se kam ardhur këtu për të fituar. Megjithatë duhet të jemi realist. Me kundërshtarët që kemi përballë nuk mund të them se do të fitojmë të gjitha ndeshjet, por të paktën për katër ndeshjet e para mund të jemi optimistë e më pas të vendosim objektiva për maksimumin që kemi”, - deklaroi trajneri Josip Kuzhe.