Këshillat e ekspertit, ndrydhja e këmbës duhet acid hyaluronik
Ndrydhja e këmbës në futboll
Pyetje: Doja tu kërkoja një këshillë për rezultatin e një rezonance të bërë pas një ndrydhje gjatë një ndeshje futbolli, sepse edhe pse kanë kaluar dy vjet kur luaj më dhemb akoma.
Përgjigje: Problemi juaj duket se është një problem kockor me të cilin shoqërohet zakonisht një zbutje dhe një sëmundje e kërcit, ju mund tu bëjë mirë një cikël infiltrimesh të acidit hyaluronik.
Ligamentet e gjurit
Pyetje: Më kanë diagnostikuar probleme me ligamentet e gjurit, e kam të vështirë të përkulem apo të kërcej e të eci mbi taka. Doja të dija nëse mundem të praktikoj notin? Jam 55 vjec dhe kam vendosur të regjistrohem në pishinë sepse mendoj që për problemin tim noti është sporti më i mirë.
Përgjigje: Sigurisht noti është i këshillueshëm për personat që kanë probleme me ligamentet.
Cistet tendinë
Pyetje: Cilat terapi këshillohen për të kuruar cistet tendinë?
Përgjigje: Cistet tendinë zakonisht janë pasojë e sëmundjeve të tendinëve. Nëse ju keni ciste vetëm mbi këmbë, problemi mund të jetë i lidhur me fenomene irritues ose shtrëngues lokalë, këpucët, ngarkesa ose tjetër.
Ligament i kryqëzuar dhe menisku
Pyetje: Jam 15 vjeç dhe kam thyer ligamentin e kryqëzuar të përparmë dhe meniskun e jashtëm. Mjeku ortopedik më ka thënë se për operacionin duhet pritur rritjen. Ju çfarë më këshilloni?
Përgjigje: Varet nga ajo çka ju doni të bëni menjëherë. Nëse merreni me sport mund të operoheni pa pasur probleme për të ardhmen. Sot egzistojnë metoda të sigurta të rindërtimit të ligamenteve për pacientët e rinj.
(ar.si/BalkanWeb)