Festivali në TVSH? Çili: Turp për drejtorët modernë e mediokër!
TIRANË- Se kuptuam vlerësimin e Jurisë së Nderuar në 50-vjetorin e Festës së Këngës së lehtë shqiptare. Melodia, Orkestracioni më i mirë etj..... s'merr asnjë pikë në vlerësimin përfundimtar të Jurisë së Nderuar, apo si gjithmonë duhet të vendosim rregulla të reja për çdo festival. Si gjithmonë turpi i ngelet stafit juridik e "drejtuesve-modern- mediokër që duhet të largoheshin me kohë nga drejtimi i TVSH", që gjoja në emër të modernizimit të këtij institucioni Kombëtar, ngelën si gjithmonë nga fryn era shkon qerrja, sahan lëpirës e pa rregulla loje.
Një respekt i veçantë i takon stafit muzikor që i dhanë këtij evenimenti rëndësinë që i takon një 50-vjetori të një festë të mbarë artistëve shqiptar, me interpretimin direkt të orkestrës dhe këngëtarëve.
Por... në fund si gjithmonë akulloren, atë të akulltën fare në mes të dimrit e hanë artistët e shkretë siç i quajnë "Drejtorët e Mëdhenj" që rrinë në kolltukë të ngrohtë, në zyra tepër luksoze me ajër të kondicionuar në verë e në dimër, e siç thotë fjala e popullit "na bëjnë venë e kuqe", përkundrazi "artistëve të shkretë" që lodhen e rraskapiten për të sjellë në këtë Festë të tyre, jo të Drejtorëve, fëmijën e tyre të çmuar për çdo vit. Kjo juri me personalitete në fushën e muzikës e më gjerë, duhet të bëjë publike meqë janë dhe njerëz publikë në fushën e tyre profesionale, rregullat e diktuara nga Drejtorët e mëdhenj, për mënyrën e votimit në këtë eveniment, në të kundërt i ngelet atyre turpi për këtë votim aligjor.
Nuk jam jurist i mirëfilltë, por një gjë kam kuptuar në 13 vite pjesëmarrje si krijues e interpretues në këtë Festë të këngës, që për çdo vit ndryshojnë rregullat e lojës, rregullat juridik sipas kokës së "Kokës së madhe".
E pra miq të dashur kompozitorë, poetë, orkestrues, interpretues, instrumentistë, udhëheqës artistikë, redaktorë muzikor e letrarë na takon ne, e theksoj ne, që e bëjmë me mund e me djersë këtë festival që përpara pjesëmarrjes në këtë eveniment të kërkojmë që në fillim në atë kontratë "ligjore", po i referohem përsëri fjalës së popullit "paçavure e letër bakalli", të gjitha rregullat pikë për pikë, e jo të "kënaqemi" me atë kacidhe që na paguan me mundësitë e veta RTSH. Do thonë përsëri Drejtorët që kaq është mundësia, por të paktën të marrin shembull e ti hapin sytë e veshët mirë nga evenimentet private të kësaj fushe që: "Këngës i bëhet hyzmeti" e jo sa mbaron Festivali i taksapaguesve shqiptar harrohet çdo gjë, e nuk mbahet mend asnjë motiv e asnjë fjalë nga këto këngë, nga mostransmetimi e publikimi në cd e dvd i të gjitha këngëve pjesëmarrëse.
Ah se desh harrova, në këtë 50-vjetor të këngës së lehtë u përmendën kalimthi pa u dhënë rëndësinë e duhur emra që i kanë dhënë këtij festivali e që kanë shtruar rrugën që ne, brezi pasardhës ta kishim më të lehtë të ecnim në këtë tapet të artë të muzikës
së lehtë shqiptare.
Në këtë shkrim të thjeshtë, po e quaj kështu për të vetmen arsye ku modestisht nuk pretendoj të lexohem si një publicist e kritik i mirëfilltë i artit dhe muzikës, por si pjesë përbërëse e një gjenerate të tërë krijuesish dhe interpretuesish që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në muzikën e lehtë shqiptare, dua të përmend faktin që ka vite që Festivalit i bëjnë lëvdata ose kritikë të shëmtuar disa njerëz që nuk dinë ku bie nota La në pentagram, e për ironi të fatit katedra e muzikologjisë në Universitetin e Arteve që përgatit kritikët e ardhshëm të muzikës nuk ndihet fare, ka rënë në gjumë prej vitesh, pra jemi bërë për të qarë siç thotë dhe kënga fituese e këtij edicioni të 50-të këngës së lehtë shqiptare, "Më lini të qaj".
E paska qenë vërtetë një nga gjërat që ne shqiptarët mësuam ta bëjmë mirë ndër vite dhe teksa artistët i buzëqeshin shpresës që në të ardhmen gjërat do të pasqyrohen më me përgjegjësi morale dhe artistike. Shkëlqimin e vërtetë të festivalit me interpretimin direkt ia dha orkestra e mrekullueshme e RTSHsë drejtuar nga mjeshtrat e dirixhimit, grupi muzikor me instrumentistë vërtetë të talentuar në muzikën e lehtë shqiptare si Emiljano Dhimo, Gent Myftaraj, Gent Shahini etj. Duhet të vë në dukje punën e madhe të produksionit muzikor të Z. Kaçinari, Z. Zhulali dhe udhëheqësin artistik Z. Saraçi. Ka akoma për të thënë për Festën e Këngës së Lehtë Shqiptare dhe për artin në përgjithësi, megjithatë për të gjitha sa thashë më lart duhet të përkrahim në Euro-Song këngën fituese të interpretuar me një mjeshtëri vokali nga Rona Nishliu.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)