E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet e veriut te Kosoves Referendum ne muajin shkurt

Ne Kosove perfaqesuesit e serbeve lokal ne veriun e vendit thane se ne muajin shkurt do te mbajne nje referendum me te cilin qytetaret serbe ne ate zone do te deklarohen nese duan apo jo te pranojne institucionet e Kosoves. Kjo nisme e cila hidhet poshte nga autoritetet e Prishtines eshte kundershtuar edhe nga pushteti ne Beograd i cili e cileson ate si pengese ne rrugen evropiane te Serbise e cila muajin e kaluar deshtoi te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian per shkak te zhvillimeve ne veriun e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›