E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dhima shqiptar”, grekët kundër kryebashkiakut të Himarës

HIMARË- Konfliktet mes minoritetit grek dhe kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro kanë nisur që në momentet e para që ky i fundit u zgjodh në krye të Bashkisë, duke mundur në zgjedhjet e 8 Majit Vasil Bollanon.

Por duket se ditët e fundit konfliktet e tyre kanë arritur “majat”, pasi blogjet “Vorioepirote” e akuzojnë Goron dhe stafin e tij se në faqen e internetit të kësaj bashkie, në seksionin e

“Njerëzve të shquar të Himarës” kanë renditur 4 herë kampionin Olimpik Pirro Dhima, por duke shtuar se ky i fundit ka deklaruar se fëmijët e tij kanë gjak shqiptar. Duket se kjo frazë ka irrituar ndjeshëm qarqet nacionaliste greke, të cilat nuk kanë ngurruar të sulmojnë Goron dhe stafin e tij.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›